BallinaLajme

Kreu i Sindikatës së Policëve: Punojnë në kushte të mjerueshme, qeveria po hesht përballë situatës

Kreu i Sindikatës se Policisë, Sadedin Fishta në një intervistë për Euronews Albania tha se Policia është një organ që në detyrat e saj ka dhe përdorimin e dhunës në mënyrë përpjestimore me situatat që krijohen.

“Policia është pasqyrë e qeverisjes. Mënyra se si e percepton qeveria strategjinë për ta vendosur këtë Polici në kolonat e një policie demokratike dhe refeltkimi i kësaj strategjie është mënyra si i zgjidh policia detyrat në terren,” – sqaroi Fishta.

Sipas tij ankesa e çdo qytetari duhet të merret në konsideratë dhe polici i cili ka ushtruar dhunë duhet të hetohet.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Sadedin Fishta theksoi se përgjegjësia për veprimet e Policisë në protestat e fundit është e dyanshme duke filluar me titullarin që i nxjerr efektivët të pambrojtur në një situatë të rrezikshme dhe duke përfunduar te vetë efektivi që tejkalon përdorimin e masës së dhunës.

Ndër të tjera kryetari i Sindikatës së Policëve solli në vëmendje se që nga fillimi i pandemisë policët kanë punuar në kushte të vështira.

Ai tregoi se numri i efektivëve që kanë humbur jetën është shumë i përafërt me atë të mjekëve dhe përballë kësaj situate qeveria ka heshtur.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Problematikat janë të shumta, siç tha dhe Fishta, ku policët punojnë shtesë rreth 60 orë dhe në muaj vetëm 16 prej tyre paguhen, që sipas tij është “absurde”.

Ai apeloi se nuk duhet të fokusohemi vetëm te zbatimi i kërkesave ndaj detyrës, që sigurisht ka shumë rëndësi, por edhe tek zbatimi i të drejtave të punonjësve të Policisë së Shtetit.

YouTube player