Bota

“Po mashtrohet nga këshilltarët e tij lidhur me Ukrainën”, Kremlini reagon ndaj deklaratave të SHBA-së

Kremlini ka reaguar mbi akuzat e bëra nga inteligjenca amerikane se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.

Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve me bazë në Moskë se as Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe as Pentagoni nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh.

Lexo më shumë  BE drejt hapjes së një grupi kapitujsh negociues për Ukrainën dhe Moldavinë

“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin,” tha ai.

Ata nuk e kuptojnë presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”.

Peskovi shtoi se ishte shqetësuese sepse “një keqkuptim i tillë total çon në vendime të gabuara që kanë pasoja të këqija”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *