KryesoreLajme

Mario Draghi për median shqiptare: Shqipërinë e mbështesim, por pa reforma të thella nuk funksionon

“E rëndësishme që reformat e ndryshimet e thella të kërkuara nga procesi i integrimit të vendeve kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian duhet të kryhen vërtetë, ndryshe integrimi mund të jetë një dështim“, Mario Draghi për RTV ORA e Ora News.

Risk i vërtetë për një aksion  destabilizues i Moskës në Ballkanin Perëndimor për të cilin kemi diskutuar dhe në Bashkimin Europian.

Kryeministri italian Mario Draghi ka zhvilluar sot një takim e një konferencë shtypi me gazetarët e korrespondentët e mediave të huaja në Itali, me një fokus të veçantë mbi zhvilimet gjeopolitike ndërkombëtare, luftën në Ukrainë, rolin e Italisë në procesin e negociuesit mes Rusisë e Ukrainës si dhe problematikat ekonomike globale me rezervat e gazit e drithërave nga këto vende.

Kryeministri italian i ka kushtuar vëmendje dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e Shqipërisë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së RTV Ora e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

RTV Ora:  Kryeministër, pak ditë më parë ju kërkuat para parlamentit italian më shumë vemendje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për të parandaluar aksione të mundshme destabilizuese nga Moska, A diskutuat mbi këtë rrezik në samitin e fundit të vendeve të Bashkimit Europian në Brukse?

Mario Draghi; Po e diksutuam, por shkurtimisht në samitin e fundit në Bruksel sepse situata në Ukrainë na mori shumë kohë, po ashtu dhe situata e energjisë.

Por tema është shumë e pranishme në të gjithë anëtarët e Bashkimti Europian sepse ky aksion destabilizues në Ballkanin Perëndimor është fakt i pranishëm jo vetëm në këtë territor por dhe në Afrikë, e është i pranishëm në shumë anë të tjera. Vëmendja e Bashkimit Europian ndaj këtij fakti është jo vetëm gjeopolitike, por në nivel kontinental.

RTV Ora: Në fokusin e këtij risku çfarë po bën Bashkimi Europian për të përshpejtuar negociatat e pranimit të këtyre vendeve në BE, veçanërisht ndaj Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut që po presim prej shumë vitesh këtë rrugëtim?

Kryeministri Mario Draghi: Pranimi në Bashkimin Europian është një çështje që ne e mbështesim dhe e urojmë e veçanërisht me vende si Shqipëria. Por është një proces që kërkohet për t’i pranuar këto vende. E është një proces i gjatë që kërkon kryerjen e rreformave të thella në vendet kandidate.

Komisioni Europian e i gjithë Këshilli Europian është në dispozicion për të ndihmuar vendin në këtë proces, por është e rëndësishme që këto reforma e të gjitha këto ndryshimet të parashikuara nga ky proces të kryhen, se ndryshe këto integrime nuk funksionojnë. E kemi pasur eksperienca të tilla në të shkuarën me vende që janë integruar por që kanë pasur probleme shumë që integrimi të ishte më pas një sukses e jo një dështim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *