Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, rikthehet në garë Zhaklina Peto

Gjykata e Apelit Administrativ, ka rikthyer në garë kandidaten për Gjykatën Kushtetesuese Zhaklina Peto.
Vendimi është marrë nga gjykata mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë, seanca për Shaqir Hasanin do të zhvillohet në orën 14:00.
Kujtojmë se javën e kaluar gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e skualifikimit të kandidatit të Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile.