BallinaLajme

Fermerëve në Fier po u kalben domatet, ua kërkojnë me 10- 30 lekë kilogrami

Fermerët e fshatit Petovë në Mbrostar janë kultivuesit më të mëdhenj të domates në Fier.

Por për fermerët ku vit është vërtet i zi.

I gjithë prodhimi është flakur për shkak të mungesës së tregut ose çmimi që u kërkohet domatja është tepër i ulët krahasuar me shpenzimet për pesticidet, farën dhe mundin që ata bëjnë për ta prodhuar.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Gazetarja e Ora News në Fier, Inelda Vallja ishte pranë tyre për të sjellë shqetësimin.

Fermerët thonë se çmimi i domates ka shkuar në 10 – 20 – 30 lekë të reja kg.

“Çmimi është shumë i ulët. Sot një kg domate e duan për 20- 30 lekë vjetra. Është tepër iu ulët krahasuar me shpenzimin, ndërkohë pesticidet dhe farën e blejmë shtrenjtë.

Ta prodhosh domanten dhe ta shesësh për 10 lekë a 20 lekë nuk ia vlen fare. E kemi hedhur poshtë se nuk kishte treg. Nuk na leverdis as për të punësuar punëtorë se nuk na del kostoja”

Fermerët shprehin shqetësimin se po falimentojnë ndërkohë që nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria.

Lexo më shumë  Sveçla: Nuk do ta ndalim betejën për shtet e drejtësi

YouTube player