Kuriozitete

Plot 550 mijë euro, “Scholzmobil”, makina më e re e Kancelarit gjerman

Kancelari gjerman Olaf Scholz duket se do e përurojë postin e tij të ri më një makinë akull të re, e cila ka dalë në treg në fillim të këtij tetori.

Sipas Time news, bëhet fjalë për një makinë nga Mercedes S680 Guard. “Scholz-Mobil” mund të përballojë qindra plumba. Jo vetëm dyert dhe motori, por edhe xhamat e gomat e mjetit janë të forta çelik. Armatura e jashtme e makinës dhe xhami antiplumbe rrethojnë në të gjitha drejtimet.

Makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi. Ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 190 kilometra në orë. Kompania thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për sa më gjatë. Më pas do mund të ndërhyjnë truprojat dhe policët.

Dhe jo vetëm kaq. Automjeti u ofron pasagjerëve mbrojtje edhe nga një sulm me gaz lotsjellës ose helmues. Nëse makina zbulon një sulm me gaz, oksigjeni lirohet në brendësi, i cili ndihmon të marrësh frymë dhe siguron që gazi të mos depërtojë në automjet.

Sigurisht qe çmimi do të jetë i kripur. Mercedes do të prodhojë 400 makina të tilla dhe do të kushtojnë 550 mijë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *