Shëndetësi

Agjencia evropiane e barnave mbështet dozën e tretë të vaksinës Moderna, ja kategoria që përfiton

Agjencia Evropiane e Barnave – EMA konstatoi të hënën se doza e tretë e vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet njerëzve 18 vjeç e sipër – së paku gjashtë muaj pasi ta kenë marrë dozën e dytë.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian.

“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës [Moderna] – e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë – çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, deklaroi EMA.

Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer/BioNTech.

EMA rekomandoi që doza e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna t’iu jepet njerëzve me sistem të dobësuar imunitar.

Ajo i la vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin vetë nëse popullsia e gjerë duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.

Autoritetet amerikane kanë autorizuar tashmë dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *