Lajme

Plenkoviqi takohet me Kurtin: Kroacia, mbështetëse e Kosovës në integrimin evropian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.

Plenkoviq në një postim në “X” ka shkruar se me Kurtin kanë biseduar për situatën në rajon.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Kryeministri korat ka potencuar se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Forumi në Davos të Zvicrës ka nisur të hënën mbrëma e do të përmbyllet të premten.

Rruga Press

YouTube player