Lajme

Furnizimi i Kosovës me “Javelin” nervozon rusët

Blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga Kosova, e kanë shqetësuar së fundmi edhe Rusinë.

Siç raportojnë mediat serbe, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se Rusia “dënon fuqishëm” planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i shesë raketat anti-tank “Javelin” Kosovës.

“Po flasim për çfarëdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paramilitare të Prishtinës. Mospërfillja e të drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë, tregojnë se Washingtoni dhe aleatët po minojnë përparimin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrisin rrezikun për destabilizim si në provincë, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Zakharova, raporton “Novosti”.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rusia reagon në çështjet e Kosovës.

Për blerjen e “Javelin” ditë më parë reagoi edhe ministri i Punëve të Jashtme në mandat teknik dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq.

Në këtë drejtim, ndonëse e ka pranuar se “Serbia nuk ka forcë ta ndalë një gjë të tillë”, ai ka vazhduar të “luaj të fortin” duke theksuar se “Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por po të donte – Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion ‘Javelin’”.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

E presidenti Vuçiqi tha në të njëjtën kohë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por edhe se Serbia së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane

Rruga Press

YouTube player