Kryesore

Konjufca: Kur të ketë zgjedhje do të ketë garë të ashpër për vendin e dytë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se sa më herët që mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës do të jetë aq më mirë. Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme gara do të jetë për vendin e dytë.

Në një deklaratë për mediat, Konjufca ka përmendur sondazhet që sipas tij po e nxjerrin Vetëvendosjen të parën me përqindje të lartë.

“Sa më herët ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar e pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila do të bëhet me marrëveshje me subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca, raporton EO.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Ai e ka komentuar edhe koalicionin që pritet të lidhet ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

“Koalicionet kanë ndodhur e ndodhin edhe tash, Aleanca ka qenë edhe më herët në një koalicion me Nismën me sa e mbaj mend po ndodh sërish. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, çka me thanë, sondazhet janë, rezultatet janë të qarta, unë mendoj që gara ka me qenë një garë e ashpër për vendin e dytë”, ka deklaruar Konjufca.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Rruga Press

YouTube player