Lajme

Plas në Tiranë/ Rreth 200 huliganë të Feyenoord përplasen me policinë

Një grup tifozësh holandezë janë përplasur me policinë në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë, ose siç njihet ndryshe, rruga ku banon Berisha. Zona është frekuentuar gjatë të gjithë ditës nga tifozët e Feyenoord dhe në orët e mbrëmjes kur policia ka tentuar t’i shpërndajë ata janë përplasur me uniformat blu.

Mësohet se disa prej tyre janë arrestuar. Të tjerë janë marrë nga policia dhe janë nxjerrë nga rrugica për t’u larguar drejt kryeministrisë dhe për në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku janë larguar me vrap.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *