Lajme

Plaku i frikësuar shkon te metodat enveriste – Rama rrëmon në dokumentat e policisë për të diskretituar protestuesit

Edi Rama ka angazhuar policinë për të gjetur mëkatet e së shkuarës për secilin nga protestuesit që dalin dhe flasin në podiumin e ngritur para kryeministrisë, metoda që rrjedhin nga mendësitë e vjetra të diktaturës, kur çdokush që zbulohej duke u ankuar për udhëheqjen vihej përballë presionit të institucioneve shtetërore. 

Këtë e provon reagimi i fundit i kryeministrit Edi Rama kur ai pranon se ka rrëmuar nëpër arkivat e policisë për të gjetur akuzat ndaj një protestuesi që nga viti 2014 e këtej.

Pavarësisht se kush është protestuesi në fjalë apo sa herë është rrahur ai me gruan, tani një gjë është e qartë: Edi Rama ka kaluar çdo kufi duke rrëmuar si një plak i frikësuar nëpër arkivat e policisë për të gjetur materiale kompromentuese për qytetarët që mendojnë se ai duhet të largohet.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Statusi i plotë i Edi Ramës në rrjetet sociale

NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë

Lexo më shumë  Maqedoni: Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret

Rruga Press

YouTube player