KryesoreOpinion/Aktualitet

Ja pse ekonomia e një vendi nuk mund të zhvillohet me para të pista

Shkruan Ola Xama

M.q.s janë hapur disa pseudo-debate se pa para të pista nuk zhvillohet ekonomia e një vendi dhe përpiqen të sjellin modele se çfarë ka ndodhur në të shkuarën me shtete në SHBA, Itali apo ku di unë:

Përveç faktit që paratë e pista nuk zhvillojnë sepse kanë si qëllim pastrimin e tyre dhe jo zbulimin e tregjeve, shpikjen, përmirësimin e shërbimit përmes konkurrencës dhe rritjes së produktivitetit të punës, le të supozojmë sikur kjo teori mund të ketë ndonjë bazë. Edhe sikur të ishte kështu, ky skenar nuk përputhet me realitetin shqiptar.

Në Shqipëri kanë hyrë para të pista të cilat janë kanalizuar për t’u pastruar përmes “sekserëve” që janë bizneset e mëdha që kanë akses në leje e liçenca. Ata përdorin paratë për të ndërtuar dhe më pas shesin apartamente dhe vila me çmime të larta. Në këtë rast nga rritja e çmimeve përfiton ‘oligarku’, përfitues tjetër është ai që ka dhënë paratë e pista për t’u pastruar pasi në fund posedon asete me vlerë të lartë tregu, dhe ai që dëmtohet është konsumatori vendas që punon me punë të ndershme. Për këta të fundit çmimet bëhen ose të papërballueshme ose duhet të punojë gjithë jetën që të paguajë fitimin e oligarkut dhe koston e pastrimit plus fitimin e atij që sjell paratë e narkotrafikut.

Lexo më shumë  Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Përfitues mund të jenë dhe një kategori tjetër që ofrojnë shërbime konsulence, por siç është vërtetuar tashmë në librin “Albanian Files”, shumica e tyre janë arkitektë dhe firma të huaja të cilat marrin paratë në Shqipëri dhe i dërgojnë në vendet e tyre, ku ose i mbajnë në sistemin bankar të vendit ku jetojnë ose i investojnë atje.

Mund të ketë dhe përfitues sporadikë nga vendet e punës që hapen për punëtorët e krahut, kamarierë, kuzhinierë apo punonjës pastrimi, por siç është vënë re së fundi, ata po zëvendësohen nga të huaj me bazë në Bangladesh, Filipine, Pakistan apo shtete të Afrikës. Të rinjtë shqiptarë zgjedhin më mirë të largohen nga vendi se të punojnë në këta sektorë.

Lexo më shumë  Halli Albanian Files
YouTube player