BotaKryesoreUncategorized

Plagët e luftës shihen kudo në Ukrainë

Kramatorku është një ndër qytetet më të mëdha në zonën industriale të Donbasit në pjesën lindore të Ukrainës, që nuk është marrë nga forcat ruse. Rajoni ka qenë vendi i betejave midis separatistëve të mbështetur nga Moska dhe forcave të Qeverisë ukrainase që nga viti 2014

Muzika e pianos ushtoi nga një bllok apartamentesh në një mbrëmje pranvere në Kramatorsk. Tingujt e pianos përziheshin me zhurmën e bombardimeve diku larg në qytetin lindor të Ukrainës.

Nuk ka rëndësi se ku jetojnë, lufta tremujore asnjëherë nuk duket te jetë e largët.

Ata që jetojnë në qytete dhe fshatra afër frontit fshihen në bodrume nga bombardimet e njëpasnjëshme, duke u munduar të mbijetojnë pa gaz dhe elektricitet. Shpesh edhe pa ujë.

Por edhe për vendet që janë jashtë vijës së rrezikut nga bombardimet e rënda, radari dhe sirenat e shumta shpesh përkujtojnë se raketat ruse mund të godasin në çdo moment, edhe për ata të cilët thjesht i shëtisin qentë e tyre, ngasin biçikletat dhe i dërgojnë fëmijët në parqe, në vende si: Kievi, Odesa dhe Lvivi.\

Protestat, pikat e kontrollit dhe fortifikimet janë të zakonshme. Po kështu varrezat e freskëta, fshatarët e shkulur dhe peizazhet e shkatërruara nga lufta, derisa Moska intensifikon sulmet e saj në Ukrainën lindore dhe jugore.

“Qytetarët po mundohen t’i rikthehen jetës së rregullt, por në çdo hap pengohen në nga një krater i bombës ose një shtëpi e rrënuar ose një varr në oborr”, thotë Andriy Pustovoi, nga qyteti verior i Chernihiv. “Askush nuk po gatuan më ushqim mbi zjarr ose nuk po pi ujë nga një lumë, por ka një rrugë të gjatë për të shkuar drejt një jete normale”.

Chernihivi ishte në rrugë te forcave ruse, derisa ata shkuan kundrejt Kievit në fillimet e luftës. Ishte i bombarduar rëndë dhe majori Vladyslav Atroshenko thotë se përreth gjysma e ndërtesave ishin të dëmtuara ose të shkatërruara. Të paktën 700 banorë ishin të vrarë dhe një pjesë e qytetit mban varreza, ku disa prej tyre janë të varrosur.

Rrugët janë të zbrazëta tani, gjysma e dyqaneve ende nuk janë rihapur dhe transporti publik nuk po punon siç duhet, thotë Pustovoi, inxhinier 37-vjeçar.

Shërbimi hekurudhor në Kiev u restaurua këtë muaj, por njerëzit që ikën nuk janë në nxitim për t’u kthyer.

“Gjëja më e frikshme është se Rusia dhe Bjellorusia fqinje nuk po largohen nga Chernihivi, që do të thotë se disa nga banorët që u larguan kur filloi lufta mund të mos kthehen më”, thotë Atroshenko i trishtuar.

Një banore duke hyrë në ndërtesën e shkatërruar nga bombardimet në Bodoryanka të Ukrainës

Tmerri në Kramatorsk

Pak njerëz janë parë në rrugët e Kramatorskut, ku dritaret e përparme të dyqaneve janë të mbrojtur nga thasë me rërë dhe nuk është çudi.

Pjesa lindore e qytetit është goditur disa herë, me sulmin më vdekjeprurës në 8 prill, ku një raketë kishte goditur stacionin e trenit ku mbi 4000 njerëz janë mbledhur për t’u evakuuar. Për një moment stacioni ishte shndërruar në një skenë horror, me trupa të shtrirë me shenja gjaku përtokë. 57 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Kramatorku është një ndër qytetet më të mëdha në zonën industriale të Donbasit në pjesën lindore të Ukrainës, që nuk është marrë nga forcat ruse. Rajoni ka qenë vendi i betejave midis separatistëve të mbështetur nga Moska dhe forcave të Qeverisë ukrainase që nga viti 2014.

Ryisa Rybalko u largua nga fshati Novomykhailivka, ku ajo kishte jetuar fillimisht në një bodrum dhe më pas në një strehë për bomba në një shkollë për shkak të granatimeve të shpeshta.

“Ne nuk kemi mundur ta shohim diellin për tre muaj. Ne jemi pothuajse të verbër sepse kemi qenë në errësirë ​​për tre muaj”, thotë Rybalko. Ajo mbërriti me familjen e saj në qytetin e Kiurakhove, e drejtuar nga një bashkëfshatar dhe priti të hënën për një autobus për në perëndim.

Dhëndri i saj, Dmytro Khaliapin, thotë se fshati i tyre ishte goditur nga artileria. “Shtëpitë janë të rrënuara. Është një horror”, thotë ai.

Në provincën fqinje Luhansk, 83-vjeçarja Lida Chuhay u largua nga qyteti i goditur rëndë Lyman, gjithashtu pranë vijës së frontit.

“Pjesët veriore, pjesët jugore, të gjitha janë të rrënuara”, thotë ajo, teksa ishte ulur në një tren që shkonte në perëndim nga qyteti i Pokrovsk. “Fjalë për fjalë gjithçka është rrënuar: shtëpi, ndërtesa, gjithçka”.

Chuhay dhe të tjerë nga Lyman thonë se pjesa më e madhe e qytetit u kthye në gërmadha nga bombardimet. Gjithkush ende atje fshihet në strehimore, sepse është shumë e rrezikshme të dalësh jashtë.

“Ata shkatërruan gjithçka”, thotë Olha Medvedeva, e ulur përballë Chuhay në tren. “Ndërtesa pesëkatëshe ku ne jetonim, gjithçka u largua, dritaret, dyert”.

Në qytetet më larg vijës së frontit, sirenat e sulmit ajror tingëllojnë aq shpesh, sa pakkush i kushton vëmendje dhe vazhdon punën e tyre të përditshme.

Pasi forcat ruse nuk arritën të kapnin Kievin në javët e para të pushtimit dhe u tërhoqën në lindje, banorët filluan të riktheheshin në kryeqytet. Orari i natës është shkurtuar me një orë dhe transporti publik filloi të funksionojë më gjatë për të akomoduar pasagjerët.

Banorët përballen me radhë të gjata në pikat e karburantit dhe monedha ukrainase, hryvnya, është dobësuar në 27 në dollarë ndërkaq në fillim të luftës ishte 37.

“Ukraina po shkatërrohet jo vetëm nga bombat dhe raketat ruse”, thotë Volodymyr Sidenko, analist në qendrën e mendimit Razumkov me qendër në Kiev. “Rënia e PBB-së (produkti i brendshëm bruto) dhe ulja e mprehtë e pjesës së të ardhurave të buxhetit janë ndjerë tashmë nga çdo ukrainas sot. Dhe ky është vetëm fillimi”.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro
Varret e njerëzve të vrarë pas pushtimit rus në Bucha, periferi e Kievit.

Ngjallja e artit

Por Opera Kombëtare rifilloi shfaqjet javën e kaluar në Kiev, me publikun e këshilluar se si të arrinte në strehën e sulmeve ajrore. Asnjë operë ruse nuk është në program.

Dhe disa restorante, kafene dhe dyqane në qytete, si Odesa dhe Zaporizhzhia, janë rihapur.

Lviv, qyteti në Ukrainën perëndimore rreth 70 kilometra nga kufiri polak, është përmbytur me më shumë se 300,000 njerëz që ikin nga lufta. Rreth 1000 mbërrijnë në stacionin hekurudhor çdo ditë.

“Ne gjykojmë intensitetin e luftimeve në lindje jo nga çka lajmet thonë, por nga refugjatët, të cilat janë rritur sërish javët e fundit”, thotë Alina Gushcha, mësuese kimie 35-vjeçare, që del vullnetare në stacionin hekurudhor për të ndihmuar të ardhurit.

Hoteleve, kampeve, universiteteve dhe shkollave u mbaroi hapësira shumë kohë më parë dhe qyteti ka ndërtuar banesa të përkohshme që ngjasojnë me kontejnerët e transportit në parqet e qytetit.

“Në muajt e luftës, kam mësuar të jem e lumtur për çdo ditë pa granatime dhe bombardime”, thotë Halyna Shcherbin, 59 vjeç, jashtë shtëpisë së saj si kontejner në Stryiskyi Park, ku jeton me vajzën dhe dy mbesat. Kjo mirënjohje lidhet ndoshta me faktin se ata u larguan nga Kramatorsk një ditë para sulmit vdekjeprurës me raketa.

Lviv gjithashtu është nën bombardimet e rregullta ruse, sepse është porta për ndihmën ushtarake perëndimore. Thesaret e tij arkitekturore të qytetit të vjetër, duke përfshirë kapelën e Boimit dhe Katedralen Latine, mbrohen ose nga mburoja metalike ose nga thasë rëre.

Në qytetet dhe qytezat e Ukrainës jugore, jo shumë larg gadishullit të Krimesë që Moska aneksoi në vitin 2014, lufta vazhdon të shpërthejë me rregullsi.

Pjesë të qytetit të Mykolaiv shpesh vihen nën sulm dhe rrugët e tij janë kryesisht bosh dhe biznese të mbyllura. Në disa lagje, plagët e luftës janë të qarta, me shenja shpërthimi në trotuare, dyqane të djegura dhe copëza të ngulitura në mure. Qyteti Kherson i pushtuar nga Rusia është vetëm 58 kilometra (36 milje) në lindje.

Në fshatin Velyka Kostromka, në jug të qytetit të Kryvy Rih, banorët e mbetur përpiqen të vazhdojnë jetën pavarësisht granatimeve të herëpashershme. Të paktën 20 shtëpi u dëmtuan në një mëngjes të fundit, duke përfshirë tre që u shkatërruan. Një grua dhe tre fëmijët e saj kanë shpëtuar nga vdekja për pak.

Disa orë më vonë, një bujk ishte kthyer në fushën e tij me patate, duke vëzhguar një krater të vogël të lënë pas. Mezi ngriti supet, ai u hodh mbi të./KOHA.net

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *