KryesoreLajme

Pjesmarje e lartë në përfaqësitë diplomatike, gati gjysma e të regjistruarve votuan deri në orën 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet në të gjitha misionet e planifikuara, ndërsa deri në orën 13:00 kanë votuar 10,804 shtetas të regjistruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e dytë për media, tha se me hapjen e vendvotimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, procesi tashmë është aktiv në të gjitha përfaqësitë diplomatike.

Lexo më shumë  Qumështorja Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea u bënë pjesë e aktiviteteve të Olympic Day

“Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”, deklaroi Elezi.

Duke prezantuar të dhënat e deritanishme, Elezi tha se pjesëmarrja ka qenë afër 39 për qind.

Lexo më shumë  Eurostat: 35% e qytetarëve në Shqipëri nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, bëri të ditur ai.

YouTube player