KryesoreLajme

Edhe Elbasani ngrihet në protestë, qytetarët thirrje: ‘Dorëheqje, poshtë qeveria’

Edhe Elbasani është përfshirë sot nga vala e protestave që po zhvillohen në mbarë vendin. Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet: “Dorëheqje, dorëheqje” dhe “Poshtë qeveria”, duke kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Lexo më shumë  Kurti premton përkrahje të prodhimit dhe shtim të 10 profileve në arsimin dual

Protesta në Elbasan vjen në vijim të manifestimeve që janë zhvilluar ditët e fundit në disa qytete të vendit, kundër shitjes së territorit tek familja Trump, shkatërrimit të natyrës shqiptare dhe korrupsionit qeveritar.

Tubime të ngjashme po mbahen edhe në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

YouTube player