Bota

Pinguini i rrallë i Antarktidës udhëton ‘aksidentalisht’ 3000 km në Zelandën e Re

Një pinguin është gjetur në brigjet e Zelandës së Re, të paktën 3,000 kilometra larg habitatit të tij natyror të Antarktidës.

Pinguini Adélie, i cili tani është quajtur me dashuri Pingu nga vendasit, u gjet i humbur në bregdet.

Harry Singh, banori lokal që e gjeti, tha se fillimisht mendonte se ai ishte një “lodër e butë”.

Është incidenti i tretë i regjistruar i një pinguini Adelie që gjendet në brigjet e Zelandës së Re.

Zoti Singh dhe gruaja e tij takuan pinguinin për herë të parë kur ishin duke ecur në plazh në Birdlings Flat, një vendbanim në jug të qytetit të Christchurch.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

“Së pari mendova se ishte një lodër e butë, papritmas pinguini lëvizi kokën, kështu që kuptova se ishte i vërtetë”, tha zoti Singh për BBC.

Pamjet e pinguinit të postuara në faqen e zotit Singh në Facebook treguan se pinguini dukej i humbur dhe i vetëm.

Nuk lëvizi për një orë dhe dukej i rraskapitur”, tha ai.

Zoti Singh thirri shpëtimtarët e pinguinëve pasi ishte i shqetësuar se pinguini nuk po hynte në ujë, duke e bërë kështu një objektiv të mundshëm për kafshët e tjera grabitqare që enden në plazh.

Lexo më shumë  Përzierja energjetike e BE-së/ Kriza zhvendos ekuilibrin mes energjisë bërthamore dhe burimeve të rinovueshme dhe sigurisë

Thomas  Stracke, i cili ka qenë duke rehabilituar pinguinët në ishullin jugor të Zelandës së Re për rreth 10 vjet u trondit kur zbuloi se pinguini ishte një pinguin Adélie – një specie që jeton ekskluzivisht në gadishullin Antarktik. Zoti Stracke, së bashku me një veteriner, shpëtuan pinguinin po atë mbrëmje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *