Lajme

Pikëpyetjet mbi fatin e Ervis Martinajt/ Familjarët dyshojnë për këtë person si rrëmbyes

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e Prokurorisë së Kurbinit lidhur me çështjen e Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, zbulimi i agjentit të Policisë së Shtetit, Jeton Lami është bërë nga pamjet filmike të Policisë së Durrësit, pasi rezulton se 28-vjeçari e ka shoqëruar Ervis Martinajn së bashku me një vajzë nga Peza për në një hotel në qytetin bregdetar më datë 5 gusht.

Të nesërmen, Jeton Lami bashkë me një person të paidentifikuar merr sërish në makinën luksoze “Audi A8” të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe vajzën që e shoqëronte.

Një ditë më vonë, në 7 gusht Ervis Martinaj është shfaqur edhe në një moment në Tiranë, ndërsa në datë 9 gusht babai i tij Musafa Martinaj deklaron se ka humbur kontaktet me të birin.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

“Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30”, mësohet të ketë thënë babai i Martinaj.

Familja Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Indrit Dokles.

Sipas Lalës, babai i tij “ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen”. 

Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund t’i ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

Lexo më shumë  Studentët kundër Vuçiqit, por edhe pavarësisë së Kosovës

Më 11 gusht Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar hetim për rrëmbim personi dhe në kuadër të këtij hetimi ka nisur të përgjojë të gjithë personat që kishin lidhje me Martinajn. Në kuadër të këtij hetimi i është vënë në dispozicion pamja filmike nga policia e Durrësit, ku shfaqet Jeton Lami bashkë me vajzën që shoqërojnë Ervis Martinaj.

Por nga policia janë duke u parë të gjitha përplasjet e Ervis Martinaj, pasi emri i tij del edhe te vrasja e Endrit Doçit dhe shumë përplasje të tjera me grupe të mëdha kriminale në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *