BallinaBota

Pfizer dërgon vaksinën për miratim në Europë

BioNTech dhe Pfizer ka aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për një autorizim që mund të mundësojë përdorimin e saj para fundit të vitit 2020.

“Nëse EMA arrin në përfundimin se vaksina tejkalon rreziqet e saj në mbrojtjen nga COVID‑19, ajo do të rekomandojë dhënien e një CMA (Autorizimi i Kushtëzuar i Tregut) që mund të mundësojë përdorimin e BNT162b2 në Evropë para fundit të vitit 2020”, tha në një deklaratë, kompania gjermane BioNTech.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Vaksina kandidate do të vlerësohet sipas standardeve të rrepta të EMA-s për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin, thanë prodhuesit e ilaçeve.

“Njoftimi i sotëm shënon një tjetër moment historik në përpjekjet tona për të përmbushur premtimin tonë për të bërë gjithçka që mundemi për të adresuar këtë krizë të tmerrshme duke pasur parasysh nevojën kritike të shëndetit publik”, tha Albert Bourla, kryetari dhe CEO i Pfizer.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Në fillim të këtij muaji, BioNTech dhe gjiganti i drogës Pfizer paraqitën kandidatin e tyre të vaksinës edhe në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Ndërkaq, Moderna njoftoi se do të bëhet kompania e dytë farmaceutike që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së saj Covid-19.

YouTube player