Lajme

Pezullohet drejtori i Policisë në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka marr vendim për pezullimin e Drejtorit Rajonal të veriut të Mitrovicës, Nenad Gjuriq.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Hoti ka marr vendim për pezullimin e Gjuriqit dhe se vendimi është duke iu dërguar.

Arsyet e pezullimit janë “mosbindje” dhe “thirrje për mosbindje dhe mbështetje për rezistencën”

Lexo më shumë  Funksionalizimi i nënstaciont Ferizaj 3, Rizvanolli: Ky investim mundëson furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm

Pezullimi i tij është rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës në drejtim të Policisë së Kosovës.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrje për rezistencë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Gjuriq të mërkurën ka thënë se policia në atë pjesë të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese për vozitësit e veturave me targa ilegale, sepse ai vendim është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

Lexo më shumë  Haxhiu në Dardanë: Qytetarët nuk do t’i harrojnë politikanët e vjetër, që u pasuruan me paratë e popullit

Krahas hetimit penal, inspektorati ka thënë se do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

“Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *