Opinion/Aktualitet

Këto gjëra nuk lindin vetvetiu, nuk vijnë nga askush, nga asgjëja e nga hiçi

Nga Gëzim Mekuli

Vërejtje!

Dhuna nuk lindë vetëvetiu! Dhuna nuk vjen nga askushi. Ajo nuk vjen nga asgjëja e as nga hiqi.

Dhuna është produkt social e politik; nuk është produkt kulturor i një kombi e as i një gjinie.

Të nderuar lexues,

Pse po shetësoheni për dhunën barbare ndaj një njeriu që i takon grupit më të dobët të shoqërisë njerëzore, në këtë rast pleqëve.

Lexo gazetën shqipe dhe bindu se çfarë dhune, çfarë degjenerimi, e barbarizmi gjuhësor ke aty.

Pse po hallakateni, more? Shiko RTK-në! Kqyre televizionin shqiptar, more. Britma, kiq, shund dhe kërcënime. Antivlera, asgjë humane, asgjë pedagogjike, asgjë normale: Barbarizëm, vjedhje, kërcënime e kaubojllëk nga goja dhe sjellja e politikanëve.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Dëgjo radion shqipe, more; piskamë, gomarrlëk e artikulime shtazore.

Dëgjo muzikën shqipe, hej: Tekstin e këngës shqipe, e ke dëgjuar? Cila është porosia e sajë: Dr0ga, vrasja, gjaku, rakia, tradhëtia, dhuna, K… P…., sexi, kallashi, silikoni, by*hët, buzët, ci*at….

Të nderuar lexues,

Ti nese sot je habitë për këtë dhunë (të pritshme), më vjen keq për ty. Më vjen keq për ty sepse ti i paske të prishura antenat sociale.

Sepse vet dhuna është (kryesisht) produkt politik dhe social. A po merr vesh more, qe 20 vjet veq është vjedhë e është planifiku qysh me mashtru e me rrejtë; prej Ministrisë, Familjes e deri te furraxhiu?

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Të nderuar lexues,

Një muaj ditë shkollat shqipe i msheli politika e korruptume; Një muaj ditë rresht, një njeri në krye t’sindikatës e dhunoj dhe e torturoj krejt Kosovën, e ti po çuditesh sot për dhunën e pritshme barbare të ushqyer e të krijuar nga kjo politikë që e prodhoj këtë sindikatë.

Hej, a po merr vesh? Kjo vajza e shkretë “nuk ka faj”, ajo nuk din ma mirë, more. Nuk din e shkreta sepse s’ka pa, s’ka dëgju, e as nuk ka përjetu diçka ma mirë e dicka ‘tjetër’; qysh se ka lindë kjo e shkretë ka përjetu dhunë (të vetëdishme e të pavetëdishme).

Fajin lypeni diku tjetër, jo tek ky produkti i politikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *