Bota

Pezullohet anëtarësimi i Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian

Udhëheqësit e BE-së vendosën të ndalojnë rrugëtimin e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian lidhur me një ligj të ri për organizatat joqeveritare (OJQ) që marrin fonde të huaja.

Sipas rregullave, mediat e pavarura dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile duhet të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe t’i japin informacion shtetit nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

”Legjislacioni për OJQ-të përfaqëson një hap prapa nga kushtet e vendosura për anëtarësimin e Gjeorgjisë në bllok”, thuhet në një deklaratë nga udhëheqësit e BE.

Deklarata u bën thirrje autoriteteve gjeorgjiane të ndryshojnë rrugën aktuale të veprimit që rrezikon rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, duke e ndalur në mënyrë efektive procesin e pranimit.

Gjeorgjia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga dhjetori 2023.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Protestat masive në Gjeorgji dhe ndërhyrja e BE-së dhe e Shteteve të Bashkuara, të dyja kundër ligjit, nuk kanë arritur të lëvizin qeverinë. /atsh.al./

Rruga Press

YouTube player