KryesoreLajme

Nga 1 marsi patentë-shoferi i Kosovës i vlefshëm edhe në Austri

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

“Patentë-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG). Bazuar në këtë, mbajtësit e patentë-shoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri. Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patentë-shoferin kosovar. Megjithatë, patent-shoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të vozitjes”, thuhet në njoftim e ambasadës.

Lexo më shumë  Petrit Ajeti në krye të AKI-së edhe për 5 vjet

Ambasada tregoi se tani, me ndryshimin e rregullores përkatëse, që nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

“Kjo do të thotë se patentë-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm në Austri”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Burg kush flet, liri kush hedh bomba/ Gjykata dënon zëdhënësin e Qeverisë dhe deputetin e LVV-së për reagimet ndaj lirimit të terroristit serb Dejan Pantiq

Tutje theksohet se me këtë ndryshim të rregullores, Austria plotëson një kërkesë të rëndësishme dhe konkrete të ekonomisë dhe të gjithë atyre që posedojnë një patent-shofer kosovar.

YouTube player