Lajme

Pezullohen 267 leje drejtimi, arrestohen 21 shoferë

Policia rrugore gjatë 72 orëve të fundit ka pezulluar 267 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Lexo më shumë  Masakra e Vushtrrisë, Osmani: Serbia u përpoq t’i fsheh gjurmët e krimit

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 2264 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi në qendrat e banuara, 489 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 1110 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 711 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Lexo më shumë  Kosova pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *