Lajme

Peticion me rreth 2 mijë firma për uljen e grupmoshës së pensionit social

Rreth 2 mijë qytetarë kërkojnë uljen e moshës së përfitimit të pensionit social, për ta barazuar me atë të pleqërisë.

Organizatat me fokus familjet në nevojë kanë dërguar në Kuvend peticionin me firmat e qytetarëve.

“Duke marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore të grupmoshës 60-69 vjeç për të dyja gjinitë dhe mungesën e kërkesave nga kompanitë apo bizneset me qëllim punësimin e tyre, paqëndrueshmëria e tyre financiare është e lartë. Të moshuarit shprehen se shpesh ndihen barrë për familjet e tyre duke mos pasur mundësi të kontribuojnë te të ardhurat e familjes,” – u shpreh aktivistja Ola Tare.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Aktualisht në Shqipëri 2 300 persona përfitojnë pension social prej 8 102 lekësh.

Çdo qytetar që nuk plotëson kushtet për të marrë asnjë lloj pensioni dhe nuk ka të ardhura të tjera, përfiton pension social.

Kriteret janë mosha mbi 70 vjeç dhe qëndrimi i përhershëm në Shqipëri të paktën 5 vitet e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *