Lajme

Konventa e BE-së dënon gjuhën e urrejtjes që përdor Vulini kundër shqiptarëve

Grupi Punues i Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian për Kapitullin 35 ka dënuar gjuhën e urrejtjes të përdorur ndaj shqiptarëve nga ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili “vazhdimisht i quan shqiptarët ‘siptari’”, duke i fyer kështu “dinjitetin shqiptarëve si tërësi”.

“Deklarime të këtilla nga zyrtarë të lartë të Republikës së Serbisë shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, parësisht vetë atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha GPBE.

Lexo më shumë  Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

“Është obligim i të gjithë zyrtarëve publik të respektojnë ligjet, normat, dinjitetin e të gjithëve, të shumicës kombëtare dhe pakicave, të promovojnë tolerancë, kulturë të dialogut dhe politikë ripajtimi”, thuhet në deklaratë.

Thirrje i bëhet Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dënojnë hapur format e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes kundër popullit shqiptar.

“Deklaratat joadekuate të ministrit Vulin bëjnë dëm të pariparueshëm jo vetëm në publikun e brendshëm, por edhe ndaj dialogut Beograd-Prishtinë, marrëdhëniet Serbi-Kosovë dhe reputacionin e vendit në rajon”, thuhet më tej në deklaratë.

Ministri fashist serb vazhdimisht përdor termin fyes “siptari” drejtuar shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *