KryesoreOpinion/Aktualitet

Peter Stano apo pansllavizmi përkrah klerofashizmit

Shkruan Agim Morina

Peter STANO, zyrtarisht zëdhëdhës i BE-së, jozyrtarisht pansllavist dhe përkrahës i Vucicit, ja çfarë pati thënë me 14 qershor 2023, kur u vendosën «masat» kundër Kosovës:

«Stano tha se masat janë të përkohshme dhe janë përgjigje PËR “DËSHTIMIN” E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI QË TË NDËRMARRË HAPA KONKRETË DHE TË MENJËHERSHËM PËR ULJEN E TENSIONEVE NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS.

I pyetur se pse BE-ja nuk po merr masa kundër Serbisë, e cila “nuk po e zbaton marrëveshjen me Kosovën, nxit probleme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”, Stano tha se këto çështje nuk duhet të përzihen me njëra-tjetrën. .

“… për shkak se ka një situatë specifike në Kosovë, tensione të krijuara si rezultat i zgjedhjeve me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve”.

Ai tha se SERBIA KA NDËRMARRË HAPA PËR ULJEN E TENSIONEVE duke bërë TËRHEQJE TË PJESSHME TË USHTRISË NGA ZONAT AFËR TERRITORIT TË KOSOVËS.”

Lexo më shumë  33 mijë të rinj më pak në Shqipëri… shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85 vjeç

Stano thotë se Serbia paska ndërmarrë «hapa», pa tregu se cilat janë ato «hapa» dhe se paska bë «tërheqje të ushtrisë» së vet në territorit e vet. Mirëpo, Stano, për me ujdisë argumentin e me bë më të bindshëm pati shtu se Serbia e paska tërheqë «nga zonat afët territorit të Kosovës».

Dmth. sipas Stanos, me sjellë ushtrinë afër kufirit, me kërcënu me luftë fqinjin, dhe masandej me e tëheqë, qenka «hap» i duhur që duhet me shpërbly. Nëse Polonia e kish mobilizu ushtrinë në kufi me Sllovakinë, – prej nga vjen Stano, – Sllovakia do të ishte fajtore! Kjo është logjika e një panllavisti të mirëfilltë.

Ndërsa sot, pas sulmit terrorist, kur edhe gomarët e stallave të BE-së e kanë kuptu se çfarë është në gjendje të bëjë Serbia klerofashiste dhe Aleksandar Vucici, Peter Stanoja, ujdis fraza të përgjithshme e të pakuptimta. Kur pyetet për «masat» thotë:

Lexo më shumë  Akademikja greke: Në 1831 shumica e shtëpive të Athinës ishin shqiptare

«Masat e vendosura për Kosovën nuk janë sanksione, kemi thënë që në fillim se BE-ja e ka pasur të qartë se masat janë të përkohshme, NËSE BE-JA GJEN ARSYE, do t’i prezantojë edhe Serbisë”, ka thënë ai.»

Pra, «nëse BE-ja gjen arsye». Nuk sheh më «hapa» terroristë të Serbisë. Sulmi terrorist dhe vrasja e një polici shqiptar nuk qenka ndonjë arsye. Kjo është gjuha pansllaviste e Peter Stanos që përkrah haptas politikën klerofashiste të Serbisë.

Fatkeqësisht, politika e BE-së ndaj shqiptarëve ka ra në duart e antishqiptarëve më të përbetuar.

Rruga Press

YouTube player