Opinion/Aktualitet

Përveç narcistit Vuçiq, Kurtit i duhet të mund edhe miqtë e Serbisë, Lajçakun e Borrellin

Shkruan Prof. dr. Enver Bytyçi

Ajo që sot demonstroi kryeministri Albin Kurti ma përforcon bindjen se ai do të jetë fitues në përballjen e tij me narcistin Aleksandër Vuçiç! Fatkeqesisht i duhet të mundë edhe miqtë e Serbisë, filorusin Lajçak dhe mosnjohësin e shtetit të Kosovës, Josep Borrell!

Sfida e dialogut fitohet me argumente. Albin Kurti u dha sot europianëve pro serbë leksione demokracie e të respektimit të shtetit ligjor të së drejtës. U tha në Bruksel se krizën në veri e ka shkaktuar presidenti i Serbisë dhe Lista Srpska me bojkotin e zgjedhjeve dhe institucioneve!

Lexo më shumë  Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

Kurti nuk pranoi përgjegjësinë antidemokratike për t‘i detyruar kryetarët e komunave në Veri të japin dorëheqje! Ai kërkoi të zbatohet kushtetuta dhe mbi 20 përqind e zgjedhësve të kërkojnë zgjedhje të parakohshme! Këtë e pati kërkuar e theksuar edhe presidentja Osmanii në fillim të korrikut në një samit europian.

Por Borrelli e Lajçaku paraqitën në Bruksel propozimin e Vuçiçit si propozim të BE-së! Në fakt ata mbështetën e promovuan versionin autokratik të presidentit të Serbisë. Albin Kurti mbrojti opsionin demokratik të zgjidhjes! Kjo është ajo që i duhet Kosovës! Të mbrohet me argumente të vlerave të demokracisë!

Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

Rruga Press

YouTube player