Bota

Para takimit me Putinin, rojet e Kim Jong Un-it i dezinfektojnë karrigen, truproja e Kremlimit sheh i hutuar (VIDEO)

Anëtarëve të sigurisë së Kim Jong Un iu deshën disa minuta për të dezinfektuar karrigen ku lideri i Koresë së Veriut u ul gjatë samitit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet teksa një pjesëtar i sigurisë së Koresë së Veriut, i veshur me doreza të bardha, fshin me shumë kujdes karrigen e Kim.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Pasi e fshiu mirë, që te dorezat, këmbët e karriges, më pas roja i sigurisë bëri një tjetër kontroll me një pajisje për të shmangur çdo surprizë të pakëndshme.

I gjithë ky proces është parë nga një truprojë ruse i cili shikonte mjaft i hutuar.

Rruga Press

YouTube player