Lajme

Përplasje mes fermerëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Bujqësisë Fier: Kanë katër ditë që presin në rradhë

Një prej punonjësve ka dalë jashtë duke u thënë se do të duhet të futen nga 10 e nga 10 ndërsa fermerët janë shprehur se janë në radhë duke pritur.

Ditën e sotme fermerët e Lushnjes dhe të Fierit u përballën me një situatë të tensionuar pranë Drejtorisë së Bujqësisë, aty ku pritën me orë të tëra për informacion për naftën pa akcizë që ata do të duhet të përfitojnë. Një prej punonjësve doli jashtë duke u thënë se do të duhet të futen nga 10 e nga 10 ndërsa fermerët deklaruan se kishin orë që po prisnin.

Lexo më shumë  Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Fermerët u shprehën se kanë të paktën 4 ditë që presin në radhë, për të marrë një përgjigje nëse janë apo jo përfitues të skemës së Ministrisë së Bujqësisë, për të përfituar naftë pa taksa nga ana e bujqëve. Në video të ‘Faxnews’ duken radhë të gjata me fermerë, të cilët presin për tu futur brenda për të marrë informacionin e duhur.

“Do futen 10 e 10 thotë do iu sherbejmë deri në orët e vona”– thotë një prej punonjësve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *