Lajme

Përplaset me tragetin e linjës Durrës-Bari, fundoset anija e peshkimit në ujërat e Adriatikut

Një anije peshkimi është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut afër portit të Durrësit.

Deklarohet se anija e peshkimit u godit nga njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari. Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa tre peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Ngjarja ndodhi afër mesnatës në dalje të portit, pranë fenerit, ndërsa alarmi u dha nga familjarë e shqetësuar të peshkatarëve, që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta, raporton Top Channel.

Një operacion kërkim-shpëtimi u organizua më pas nga autoritetet portuale, duke mundësuar gjetjen dhe nxjerrjen në breg të peshkatarëve të anijes “Eltoni”.

Pasi u shpëtuan nga rreziku i mbytjes, të tre u dërguan për një kontroll shëndetësor në spitalin e Durrësit.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *