Bota

Britania e Madhe po i dërgon Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 300 kilometra

Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk ka të ndalur nga vendet e perëndimit.

Pas Shteteve të Bashkuara që paralajmëruan mbrëmë dërgimin e një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej një miliardë dollarë, tani e ka radhën Britania e Madhe.

Siç raporton Washington Post, Britania është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi që arrijnë cakun deri në 300 kilometra.

Lexo më shumë  Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

Në anën tjetër, shumë vende tjera janë në pritje të dorëzimit të shumë armëve tjera në Kiev, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje për armë moderne.

Ndryshe në Ukrainë po vazhdon lufta, kurse rusët akoma po tentojnë të marrin nën kontroll qytetin e Bakhmutit në lindje të vendit, por deri më tani pa ndonjë sukses.

Përkundrazi aksioni i tyre ushtarak në këtë qytet u ka kushtuar me mijëra jetë të humbura të ushtarëve dhe grupeve mercenare siç është Wagner.

Lexo më shumë  Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *