Bota

Përplaset autokolona e Bidenit! Ja si është gjendja e presidentit amerikan

Një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një SUV që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden

SUV është një automjet sportiv i shërbimeve, një klasifikim i makinave që kombinon elementet e pasagjerëve në rrugë makinash me veçori nga automjetet jashtë rrugës.

Sipas raportimit të CNN Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i administratës dhe zonja e parë janë shëndoshë e mirë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Steve Kopek u shpreh se shkak për incidentin mund të jetë bërë shiu i dendur.

Episodi ngjalli pështjellim të madh, megjithatë makina e goditur nuk ishte ajo e kreut të shtetit. Biden dhe e shoqja, Jill sapo ishin larguar nga selia e tij e fushatës në Wilmington kur ndodhi përplasja. SUV-i u godit nga një makinë me targa Delaware në kryqëzimin përballë hyrjes së selisë.

Lexo më shumë  Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod
YouTube player