Sport

Hidhet shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.

16 skuadra të mbetura në garë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona janë skuadrat që kanë fituar grupet.

Ndërkohë nga vendet e dyta janë kualifikuar skuadrat si Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG, RB Leipzig dhe Porto.

Ndeshja kryesore padyshim që do të jetë ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, por interesant është edhe dueli Porto – Arsenal.

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City do të ketë punë të lehtë me danezët e Copenhagen, derisa Real Madridi përballet me gjermanët e RB Leipzig.

Barcelona do të përballet me Napolin në këtë fazë, derisa Bayern Munich do të ketë punë me skuadrën kryeqytetase italiane Lazio.

Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund si dhe PSG e Real Sociedad.

Çiftet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve:

Porto – Arsenal
Napoli – Barcelona
PSG – Real Sociedad
Inter – Atletico Madrid
PSV Eindhoven – Borussia Dortmund
Lazio – Bayern Munich
Copenhagen – Man City
RB Leipzig – Real Madrid

YouTube player