Bota

Përmbytjet masive në Brazil, shkon në 146 numri i viktimave, mbi 191 persona të zhdukur

Moti i keq ka vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarit në qytetin brazilian Petropolis, katër ditë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Ekipet e emergjencave u detyruan të pezullonin disa herë punën e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Ata shprehen se ka pak shpresë që të gjenden persona të mbijetuar.

Lexo më shumë  “Në mbrojtje të kufijve të NATO-s”/ Presidenti Karol Nawrocki kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni

Zyrtarët thonë se 146 persona kanë vdekur, duke përfshirë të paktën 27 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa 191 janë ende të zhdukur.

Më shumë se 900 njerëz janë strehuar në shkolla dhe kapanone. Të shtunën, punëtorët gërmuan me lopata nëpër rrënoja dhe baltë në një mjegull të dendur.

Kërkimet po kryhen me mjete dore dhe sharrë elektrike në zona të paqëndrueshme, ku skuadrat janë ndihmuar nga 41 qen nuhatës.

Lexo më shumë  BILD: Arrestohen në Serbi dy agjentë të shërbimit të intiligjencës ruse, për planifikimin e një sulmi me bombë ndaj një objekti në Gjermani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *