Bota

Përmbytet Dubai, reshjet e dendura bllokojnë rrugët

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje duke bllokuar rrugët në disa zona të Dubait të hënën. Edhe makinat në rrugë u bllokuan si pasojë e reshjeve.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e lëshoi një paralajmërim për mot të ligë për shumë qytete në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili do të jetë në fuqi deri në mesditën e së martës, shkruan AP.

Policia e Dubait përdori telefonat për të dërguar alarme sigurie, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë larg plazheve dhe luginave dhe të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Ministritë qeveritare zbatuan masa sigurie, duke përfshirë inkurajimin e shkollave dhe bizneseve që të kalojnë në mësim, respektivisht punë në distancë.

YouTube player