Lajme

Përkthimi ende problem, shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit

Kujdesi i shtëpive botuese për të sjellë autorët e huaj e sidomos ato që janë tepër të vlerësuar nga kritika, është i madh.

Mirëpo përpos një emri të dëgjuar, vepra e të cilit është shitur në shumë vende të botës dhe një kujdesi të shtuar për paraqitjen vizuale, në Shqipëri është evident problem i përkthimit.

“Një përkthyes i vetëdijshëm për detyrën e tij, për pasionin e tij, do që përkthimi i tij të kuptohet. Përkthimi është në qendër të komunikimit. Meritë të madhe për përforcimin e gjuhës shqipe kanë qenë rilindasit”, shprehet Edmond Tupja.

Për secilin përkthyes, sjellja e një vepre të huaja, jo vetëm që mban gjuhën shqipe gjallë, por pasuron kulturën, e këtë nuk mund ta marrë përsipër kushdo se mjeshtëria e përkthyesit qëndron në kulturën gjuhësore dhe letrare të tij.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

‘Përkthimi letrat nuk është thjesht shkencë e ftohtë është e pasion”, u shpreh Tupja.

“Përkthimi ka shumë të mira, por ka edhe probleme. Një përkthyes i mirë do kishte në bazë, jo vetëm njohjen e gjuhës së huaj por edhe njohjen e gjuhës shqipe”, u shpreh Aida Baro.

Përgjegjës kryesor të veprave të përkthyera keq dhe që shtrembërojnë autorin fillestar, mbetet e shtëpive botuese, që për të minimizuar humbjet financiare janë gati të marrin këdo të ri që njeh mire një gjuhë të huaj.

Është një fije e hollë e ndarjes së krijimit të autorit fillestar me atë të përkthyesit, i cili në shumicën e herëve i jep autorësinë e tij duke i shtuar më shumë se ç’duhet nga vetja dhe botëkuptimi i tij.

“Mitrush Kuteli, përkthyer, shkrimtar e ka thënë shumë bukur: Kur shkruaj një libër në gjuhën time është vepra ime, por kur do përkthej, përkthimin e bën kultura ime’”, tha Tupja.

Lexo më shumë  Protestë në Vlorë, tregtarët e fruta-perimeve ngrihen përpara bashkisë: Malli do mbetet stok, vendi ku do na çojnë na falimenton

Megjithatë ato që i kanë kushtuar jetën përkthimit janë në një mendje, që duhet një shkollë apo trajnim i veçantë për ata që duan të futën në botën e madhe dhe me shumë peshë të përkthimit.

Duket se pagesa e ulët që ofrojnë shtëpitë botuese bën që shumë nga përkthyesit e mirë, të mos marrin përsipër të përkthejnë asnjë vepër, e duket se për të intervistuarit, përkthimi së pari është një pasion dhe kontribut i paçumueshëm që i bëhet kulturës dhe gjuhës shqipe./euronews/

Rrugapress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *