Lajme

Përfundon seanca e Komisionit të Venecias, votohen dy opinione të rëndësishme për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka përfunduar seanca e Komisionit të Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën.

Këto opinione kanë të bëjnë me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Pas votimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar vitin e kaluar nga Komisioni i Venecias një opinion ligjor mbi Koncept Dokumentin për Vettingun, ndërkaq sivjet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar opinionin mbi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *