BotaKryesore

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes flet për “Planin e Patkoi”: Serbët kishin qëllim spastrimin e shqiptarëve

Ish-ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, ka qenë i pari person i cili bashkë me ish-zëvendëskryeministrin Joschka Fischer, të cilët në një konferencë publikuan të ashtuquajturin “Plani i Patkoit” gjatë luftës në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Scharping, tha se ata morën disa informata nga shërbimi sekret që serbët kishin një plan se si ta organizonin këtë dhe kjo, sipas tij, filloi në vjeshtën e vitit 1998.

Ai tha se nëse e krahason “Planin e Patkoit” dhe atë që ndodhi, mund të shihet se serbët kishin qëllim të qartë për t’i spastruar shqiptarët nga shteti i tyre.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

“Ndonjëherë është argumentuar në një mënyrë të çuditshme dhe do të thosha në një kuptim specifik edhe jo të mençur, kritikët e kësaj lufte argumentonin se deri në fillim të marsit ka pasur vetëm 150 mijë ose më shumë qytetarë që janë larguar nga Kosova, pastaj unë thashë por tash janë më shumë se 800 mijë dhe kundërargumenti im ose kundërpyetja ime ishte përse dreqin, nëse po ikin nga NATO, përse po ikin në perëndim dhe jo në lindje?”, është shprehur Scharping.

Sa i përket intervenimit të Gjermanisë në kosovë, Scharping, tha se ishte vendim shumë i vështirë për t’u marrë dhe kjo ishte hera e parë që Gjermania ishte pjesë aktive e një lufte si operacion ushtarak.

“Kishte një debat intensiv brenda popullsisë gjermane dhe qytetarëve gjermanë, por gjithashtu brenda partive, socialdemokratëve dhe të gjelbërve, dhe ka pasur kritika, por në fund shiko, unë jam duke parë rezultatet dhe rezultatet dëshmojnë se ishim në rrugën e duhur dhe kemi bërë gjënë e duhur”, është shprehur Scharping.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *