Lajme

Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia, ajo nuk deklarohet për media

Pas rreth dy orë intervistimi, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq ka dalë nga objekti i policisë në veri të Mitrovicës.

Ajo ka dalur nga objekti i policisë në shoqëri me avokatin e saj Miodrag Brklaq.

Gjithçka është zhvilluar shpejt, ndërsa për t’i ikur mediave automjeti i tyre me targa KG ka dalë nga pjesa e pasme e objektit, raporton KosovaPress.

Numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.

Lexo më shumë  DENONCIMI/ Gazetari: Ja se si Qeveria po largon hasjanët duke ua mbyllur spitalin. Ja dhe dokumenti!

Milan Radoiçiq e pranoi se e kishte organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjskë, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.

Në Kosovë ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj Radoiçiqit, ndonëse ishte paralajmëruar se do të ngrihej deri në fund të marsit të këtij viti.

Lexo më shumë  Rriten me 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi

Në dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) kishte lëshuar një fletarrestim për Radoiçiqin me kërkesë të Kosovës, i cili iu dërgua përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Radoiçiq u paraqit para Gjykata e Lartë në Beograd tetorin e vitit të kaluar, por gjykata hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit, duke e lënë të lirë.

YouTube player