Protesta e opozitës, qytetarët nga rrethet marshojnë drejt Tiranës
Një numër i lartë qytetarësh dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga të gjitha rrethet e vendit për të marrë pjesë në protestën e sotme që zhvillohet në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Partia Demokratike njofton se autokolona automjetesh dhe grupe të organizuara kanë mbushur akset rrugore drejt kryeqytetit, duke reflektuar një mobilizim të gjerë.
Sipas PD-së, pjesëmarrësit shprehen se protesta vjen si reagim ndaj çmimeve të larta dhe vështirësive ekonomike, ndërsa pritet një pjesëmarrje e lartë në tubimin e mbrëmjes.
Njoftimi i PD
Qindra mbështetës të opozitës nisen nga Shkodra drejt Tiranës për protestën e sotme
Qindra mbështetës të opozitës nisen nga Shkodra drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme në ora 19:00 para Kryeministrisë.
Automjete të shumta dhe grupe të organizuara qytetarësh kanë mbushur akset kryesore drejt kryeqytetit, duke krijuar një mobilizim masiv dhe atmosferë entuziaste. Pjesëmarrësit janë të vendosur për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe llogaridhënie nga qeveria.
Fluks automjetesh drejt kryeqytetit, Roskoveci i bashkohet protestës para Kryeministrisë
Ora 19:00 pritet të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm për protestën e paralajmëruar në Tiranë, me pjesëmarrjen që po rritet nga qytete të ndryshme. Pamjet e videos tregojnë automjete të shumta të nisura nga Roskoveci drejt kryeqytetit.
Ky mobilizim i qytetarëve shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes në rritje për Partinë Demokratike, e cila mbështet kauzat dhe problematikat e qytetarëve shqiptarë, ndërsa pritet që tubimi i mbrëmjes të ketë jehonë të gjerë në arenën kombëtare dhe më gjerë.
Autokolona automjetesh me flamuj dhe entuziazëm nga Lezha drejt Tiranës për protestën e opozitës
Një numër i lartë qytetarësh nga Lezha janë nisur drejt Tiranës për protestën e sotme, duke formuar autokolona të gjata me automjete të mbushura me flamujt e Partisë Demokratike. Pamjet nga rrugët tregojnë entuziazmin dhe mobilizimin masiv të qytetarëve, ndërsa pjesëmarrja e sotme pritet të jetë një tregues i qartë i mbështetjes së gjerë për opozitën.
Protesta e opozitës, Kukësi marshon drejt Tiranës
Një numër i lartë qytetarësh dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga Kukësi drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar në orën 19:00 në kryeqytet.
Kolona automjetesh dhe grupe të organizuara qytetarësh kanë përshkuar akset rrugore, duke krijuar një fluks të shtuar lëvizjeje dhe një atmosferë të ngarkuar me pritshmëri.
Pjesëmarrësit shprehen se kjo dalje në protestë vjen si reagim ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve, veçanërisht të karburantit, si dhe kostove të larta të jetesës dhe vështirësive ekonomike që prekin familjet shqiptare.
Rruga Press

