Përfundon çdo procedurë, nga 1 janari pa viza
Zyrtarisht ka mbetur vetëm edhe hyrja në fuqi e liberalizimit e vizave për Kosovën, pasi vendimi u publikua të martën në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ky proces është teknik, e bazuar në nenin 2 të Rregullores, ajo do të futet në fuqi më 15 maj 2023.
Më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin final për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Miratimi u bë pa votim, pasi s’pati asnjë kundërshtim.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë mjaftueshëm kohë të ndërmarrin fushata për informimin e qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e nevojshme për lëvizjen e lirë.
Rruga Press