Lajme

Përfaqësuesi kroat: Kosova është gati për Këshillin e Evropës dhe ne jemi gati për Kosovën

Përfaqësuesi i Kroacisë, Domagoj Hajdukoviq, në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka bërë thirrje që Kosova të pranohet si pjesë e familjes evropiane. Ky, ka thënë ai, është hapi drejt një paqeje.

Ai ka theksuar se Kosova është gati për anëtarësim në strukturat evropiane.

“Nxis kolegët që ta mbështesin aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës, i bëj thirrje Këshillit të Ministrave që ta vënë këtë vendim në asamblenë tonë kështu që të vazhdojmë me pranimin e Kosovës. Mendoj se të gjithë, jo vetëm kosovarët, por të gjithë do të përfitojnë nga një anëtar i ri. Mendoj se Kosova është gati dhe ne jemi gati për Kosovën”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Hajdukoviq është shprehur skeptik për qëndrimin e Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke u mbështetur, siç tha ai, në përvojat e kaluara me Beogradin.

“Në ditët e fundit kemi parë sinjale premtuese nga Beogradi megjithatë duke gjykuar nga eksperienca e kaluara më lejoni të shprehem skeptik. Nëse tregohem optimist dhe shpresoj se përgjegjësia nuk do kalohet nga njëra anë te tjetra, por të dyja palët duhet të njohin se përgjegjësia për mbajtjen e paqes është e të dyjave. Dhe në të gjitha gjykimet, duhet të them se përgjegjësia po anon rëndë nga ana e Beogradit në këtë rast. Në çdo rast, eskalimi nuk është në interesin e askujt, do të lëndojë Kosovën, Serbinë, rajonin, kontinentin dhe nëse vazhdojmë në rrugën e destabilizimit do të jemi në rrugë drejt askundit”.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *