Lajme

Dredhia e Ramës për ish-zyrtarin e FBI: I thashë mik në kuptimin anglez, jo shqiptar

Në vështirësi nga dosja amerikane e McGonigal në të cilën del i përfshirë edhe vetë, Edi Rama ka nisur sot të bëjë dredhi para kamerës teksa tentoi t’i jepte kuptim tjetër fjalës “mik” me të cilën iu drejtua në shtator 2022 ish-zyrtarit të FBI-së.

‘Fjala mik është shumë e madhe, kur kam folur në atë kohë, kam folur në kuptimin e gjuhës angleze, që dmth, friendly, miqësie, jo një mik me të cilin unë kam ndarë jetën me të. E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në SHBA, atë të Nju Jorkut, dhe më ka prezantuar edhe të tjerë zyrtarë të FBI-së, ku edhe më kanë dhënë ato gjërat e FBI-së, që në media dolën si pajisje përgjimi’, deklaroi Rama.

Lexo më shumë  Reagon Taravari: BDI-ja manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj

Pra, në shtator 2022 shprehej me siguri se McGonigal ishte dhe mbetej miku i tij, ndërsa sot pas arrestimit thotë se ka folur në gjuhën angleze dhe nuk është se e ka ndonjë mik shumë të madh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *