KryesoreLajme

Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan sot në Kosovë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojnë Kosovën.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Protestat studentore në Tiranë, lirohen 12 protestues

Lajçaku pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin.

Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Në Kosovë sot do të qëndrojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili do të takohet me zëvendëskryeministren dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lexo më shumë  Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, bashkimi politik shqiptarë po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar

Takimi nis në orën 09:45 dhe mediat mund të marrin pamje gjatë momentit të mbërritjes të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Fidan në MPJD.

Kurse pas takimit do të këtë adresim para mediave.

YouTube player