Bota

Perëndimi i vendos embargo, Kina lidhet me urë ndërkufitare me Rusinë

Rusia dhe Kina kanë hapur të premten një urë të re ndërkufitare- me shpresën për të rritur më tej tregtinë në kohën kur Moska po përballet me sanksionet gjithëpërfshirëse perëndimore të vendosura për veprimet e saj në Ukrainë.

Ura që lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me qytetin kinez Heihe përtej lumit Amur – i njohur në Kinë si Heilongjiang, është pak më shumë se një kilometër i gjatë, dhe kushton mbi 300 milionë euro, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Lexo më shumë  SHBA thotë se “ka gjasa” që Rusia ka dislokuar një armë antisatelitore në hapësirë

Autoritetet ruse thanë se ura do t’i afronte Moskën dhe Pekinin duke nxitur tregtinë, pasi ato njoftuan një partneritet “pa kufij” në shkurt, pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Në botën e sotme të ndarë, ura Blagoveshchensk-Heihe midis Rusisë dhe Kinës ka një kuptim të veçantë simbolik,” tha Yuri Trutnev, përfaqësuesi i Kremlinit në Lindjen e Largët Ruse.

“Kina dëshiron ta thellojë bashkëpunimin praktik me Rusinë në të gjitha fushat”, tha në hapje zëvendëskryeministri kinez, Hu Chunhua.

Ndërkaq, ministri rus i Transportit, Vitaly Savelyev tha se ura do të ndihmojë në rritjen e tregtisë vjetore dypalëshe në më shumë se një milion ton mallra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *