Bota

Kina zotohet se do të nisë luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë

Pekini “nuk do të hezitojë të fillojë luftë” nëse Tajvani shpall pavarësinë, e paralajmëroi ministri kinez i mbrojtjes homologun e tij amerikan, të premten në bisedimet e para ballë për ballë të dyshes, thanë zyrtarët.

“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze definitivisht nuk do të hezitojë të fillojë luftë pa marrë parasysh koston,” citoi Wu Qian atë që ministri i mbrojtjes Wei Fenghe tha gjatë një takimi me Lloyd Austin.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Ministri kinez u zotua gjithashtu se Pekini do të “shpartallojë çdo komplot të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe do të mbështesë me vendosmëri bashkimin e atdheut”.

Ai “theksoi se Tajvani është Tajvani i Kinës… Përdorimi i Tajvanit për të kontrolluar Kinën nuk do të triumfojë kurrë”, tha ministria.

Austini i tha homologut të tij kinez gjatë bisedimeve në Singapor se Pekini duhet “të përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese ndaj Tajvanit”, u shpreh Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Tajvani, një ishull i vetëqeverisur, demokratik, jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Kina. Pekini e sheh ishullin si territorin e tij dhe është zotuar se një ditë do ta pushtojë atë, me forcë nëse është e nevojshme.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *