Lajme

Përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja, fjala e Kurtit: Nuk mund ta kthejmë kohën e ta zgjojmë Marigonën

Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares Marigona Osmani, në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj.

Në varrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se jeta e një vajze 18-vjeçare u shua me një vrasje mizore.

Vrasësi është arrestuar dhe për të duhet të ketë dënim të merituar. Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precendent penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti ka thënë se është shtuar numri i grave e i vajzave që kanë raportuar për dhunë në familje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *