Bota

15 rregullat që do të ndiqen për shkollat në Itali! Nga mbajtja e maskës, dritaret e hapura, dhe testimi masiv

Kur fillon shkolla në Itali?

Shkollat ​​rihapen më 1 shtator, por shumica e nxënësve kthehen në klasë më datë 13.

A do mbahet maskë në shkollë?

Po. Nga gjashtë vjeç e lart, përdorimi i maskave kirurgjikale është i detyrueshëm. Në kopshte, vetëm mësuesit do t’i përdorin ato. Në klasat ku ka nxënës që nuk dëgjojnë, do të përdoren maska ​​transparente.

A do t’i shpërndajnë maskat shkollat ​​si vitin e kaluar?

Po, shkollat ​​pritet të shpërndajnë maska ​​kirurgjikale për studentët dhe stafin këtë vit.

A ekziston akoma kufizimi i distancës?

Hapësira prej një metri nuk është më e detyrueshme, por vetëm rekomandohet. Aty ku nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme, mund të hiqet dorë për sa kohë që ruhen masat e tjera sanitare.

A duhet të matet temperatura në hyrje?

Jo, temperatura duhet të matet në shtëpi.

A është e detyrueshme pasaporta e vaksinimit ?

Po, por vetëm për stafin e shkollës. Studentët e shkollave të larta që nuk kanë pasaportë duhet të bëjnë testin çdo 48 orë.

Lexo më shumë  ‘Lojë luftash’ në Tajvan, Kina vijon manovrat ushtarake për të treguar forcën

Kush e kontrollon pasaportën e vaksinimit tek stafi pedagogjik?

Drejtori ose i deleguari i tij. Sipas rregullave aktuale, pasaporta duhet të kontrollohet çdo ditë

Çfarë ndodh nëse një mësues nuk ka një “Green Pass”?

Nëse nuk e paraqet pasaportën brenda katër ditëve, ai pezullohet nga detyra dhe mbetet pa pagë…

Vetëm mësuesit duhet të kenë lejen e Green Pass?

Jo vetëm mësuesit. Por edhe asistentët, staf administrativ, personeli

A do të mund të bëhet gjimnastikë në palestër?

Po, por në ambientet e brendshme rekomandohen sportet individuale në distancë.

A është i garantuar shërbimi i mensës?

Po, por në një mënyrë që të ruhet distanca midis studentëve gjatë ngrënies.

A ka ndonjë masë për ajrosjen në klasë?

Këshilla e ministrisë është të mbahen dritaret hapur. Disa shkolla janë pajisur me pajisje filtruese, por kjo nismë ka mbetur në varësi të fondeve.

Lexo më shumë  Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

A mund të hyjnë prindërit në shkollë?

Vetëm një prind mund ta shoqërojë fëmijën deri tek oborri i shkollës. Takimet me mësuesit do të bëhen online.

Nëse ka një rast të Covid në klasë, a duhet të shkojë ai në karantinë edhe nëse është i vaksinuar?

Po, por vetëm për 7 ditë (të pavaksinuarit për dhjetë ditë). Ai ende do të duhet t’i nënshtrohet tamponit. Ndërsa procedurat për gjithë klasën do të ndiqen rast pas rasti. Në rast përhapje mund të vendoset mbyllja e shkollës.

A janë planifikuar fushata për testim të vazhdueshëm për të gjurmuar infeksionet?

Instituti i Lartë i Shëndetit po studion një plan të caktuar për të bërë tampona masivisht. Por tani për tani, rajonet po organizojnë fushata veçanërisht për fëmijët që nuk mund të vaksinohen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *