Sport

Përballje interesante në Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Rikthehet Champions League mbrëmjen e sotme teksa do të zhvillohen 8 ndeshje, ku premtohet dhe spektakël.

Në orën 18:45, radhën e ka Chelsea, kampionia aktuale e Europës, e cila do të sfidojë në transfertë Malmon.

Një fitore për blutë e Londrës përkthehet me një kualifikim.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe ndeshja Wolfsburg-Salzburg.

Në orën 21:00 do të luhen 6 takime, ku spikat Atalanta-Manchester United, ku të dyja skuadrat kanë synim kualifikimin për më tej.

Lexo më shumë  Cikalleshi i jep lamtumirën Kombëtares: Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses

Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos, ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.

Juventus-Zenit është ndeshja tjetër, ku për të besuarit e Masimiliano Alegrit fitorja është vulosja e kalimit të turit tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për Bayernin e Mynihut, ku triumfi ndaj Benfikës e dërgon menjëherë drejt fazës tjetër.

Lexo më shumë  Jasir Asani: E ndjej se do t’i shënoj Italisë në Europian

Sevilla do të masë forcat në shtëpi ndaj kampiones së Francës, Lilë.

Ndërsa takimi tjetër është ai mes Villarrealit dhe Young Boys.

Image

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *